close
Vendi

KËRÇOVË: FATMIR LIMANI ZYRTARIZON KANDIDATURËN PËR KRYETAR KOMUNE

269C6936-E341-4969-86FA-FEE77737449F

Profesori i Historisë dhe ish-Zv/Drejtor i EEM-së, Fatmir Limani, ka dorëzuar kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Kërcovës.

Ai ka tubuar gjithsejt 420 nënshkrime, më shumë se 350 sa ishin të nevojshme – kanë konfirmuar për Agjencinë e lajmeve MIA nga Njësia Rajonale e KSHZ-së në Kërcovë.

Njëkohësisht në këtë Komunë është regjistruar edhe lista e parë e pavarur e këshilltarëve, bartës i së cilës është, Agim Sadiku.

“Sot kemi kandidaturën e Fatmir Limanit për Kryetar të Komunës së Kërcovës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai ka grumbulluar minimumin e nevojshëm prej 350 nënshkrimeve të qytetarëve dhe sot zyrtarisht ka dorëzuar kandidaturën e tij. Gjatë ditës është dorëzuar edhe lista e parë e pavarur e këshilltarëve që ishte nënshkruar nga 372 qytetarë” – ka deklaruar Mladen Vancovski nga KSHZ-Kërcovë.

Fatmir Limani dhe Fatmir Dehari pritet të pëballen në zgjedhjet e 17 Tetorit, duke marrë parasysh paralajmërimet e BDI-së se në Kërcovë do të kandidojë me kryetarin actual të Komunës.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia