close
Top LajmeVendi

KËRKOHET NDRYSHIM I STRATEGJISË SË MBROJTJES PERSONALE

CANA: NA NDIHMONI QË T’JU NDIHMOJMË


lnfektologu Fadil Cana nga Klinika Universitare për sëmundje Infektive bën thirrje për siç thekson, ndryshim të strategjisë së mbrojtjes personale. Duke pasur parasysh që hulumtimet e fundit kanë zbuluar që ky virus qëndron për tri orë edhe në ajër, Cana sugjeron që në ç’do dalje nga shtëpia qytetarët të vendosin maskë mbrojtëse, për të evituar kontaktin me virusin.

“Kjo kërkon një ndryshim të menjëhershëm sjelljes sonë dhe strategjisë së mbrojtjes personale.
Ju nuk mund ta dini se kush ka kaluar para jush në rrugë, dhe mbase nuk doni që të kaloni në “një re virusesh”, ashtu do ta quaja për ta kuptuar opinioni, e cila rri në ajër deri tri orë, dhe ato viruse notojnë nëpër ajër, atëherë normal që kalimi të mos jetë pa maskë.”- tha lnfektologu Fadil Cana nga Klinika Universitare për sëmundje Infektive.

Rrini në shtëpi akoma më rreptësisht seç keni ndejtur, sepse kështu, do i ndihmoni përveç personelit mjekësor, të tjerëve por dhe vetes suaj, sugjeron infektologu Cana.

“Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë, është fakt, nëse rrini në shtëpi më rigorozisht, me atë na ndihmoni shumë, për arsye se edhe pse është masë mesjetare, është përdëftuar se në raste pandemish e vetmja mënyrë që mund të ndal zingjirin apo hallkën e transmetimit të virusit që shkakton sëmundjen Covid – 19.”- deklaroi lnfektologu Fadil Cana nga Klinika Universitare për sëmundje Infektive

Cana poashtu sugjeron që të gjithë pacientët të cilët kanë temperaturë, duhet të kontaktojnë mjekun amë. Ato të gjithë kanë një algoritëm i cili është i shpërndarë nga autoritetet shëndetësore, në bazë të të cilit duhet të veprojnë, dhe në rastet kur pacientët, kanë anketë pozitive epidemiologjike, atëherë vlerësojnë institucionet përkatëse nëse pacienti duhet të kthehet në trajtim në kushte shtëpiake apo duhet të hospitalizohet. /Blerona Jakupi/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia