close
Vendi

KËSHILLI I EVROPËS: ËSHTË KOHA QË BE-ja TA PËRSHPEJTOJË INTEGRIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

1200x630_Portail__47943_031

“Kaloi shumë kohë nga Marrëveshja e Dejtonit dhe premtimeve të BE-së në Selanik se do t`i hapin dyert për Ballkanin Perëndimor dhe tani është koha që BE-ja ta përshpejtojë këtë” – ka deklaruar në Budapest, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Rezoluta që u arsyetua nga deputetit grek Jorgos Papandreu dhe u miratua nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, bëri thirrje që “BE-ja ta përshpejtojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor me vazhdimin e negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi dhe nisjen negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe RMV-në, t`i jep status të kandidatit B e H dhe të vendos regjimin pa viza për qytetarët e Kosovës”.

Koha e gjatë e mosplotësimit të premtimeve të BE-së, sic thuhet në dokument, ka shkaktuar zhgënjime, humbje të shpresave, ka nxitur aspirata etnocentrike dhe frymë nacionaliste e që ka shkatëruar besimin e BE-së në rajon dhe ka hapur rrugën për faktorë të tjerë gjeopolitik.

Në Rezolutën e Komitetit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thuhet se “mbështetja për reforma demokratike, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësisë thelbësore për paqën, sigurinë dhe satbilitetin demokratik në gjithë Evropën”.

Rezoluta u bën thirrje trupave të Këshillit të Evropës të kontribuojnë për procesin e këtillë reformues dhe theksohet se po ofrohen metoda të prekshme për mbështetje të “perspektivës së qartë evropiane të Ballkanit Perëndimor”./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia