close
Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB diskuton sot për masakrën në Bucha

K–shilli-i-Sigurimit-i-OKB-s–

Biden, thirrje që Putin të hetohet për krime lufte

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mblidhet këtë të Martë, në një sesion të jashtëzakonshëm për të diskutuar për krimet në Bucha të Ukrainës, që tronditën mbarë botën.

Gjatë mbledhjes do të flasë përmes një video-konference edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Ai tha se do të kërkojë një hetim ndërkombëtar për këtë masakër, që nuk do të përjashtojë asnjë vend.

Presidenti amerikan Joe Biden akuzoi Moskën, si përgjegjëse të vetme për masakrimin dhe vrasjen në kushte çnjerëzore të civilëve.

Ai bëri thirrje që Vladimir Putin të dërgohet përpara gjykatës ndërkombëtare për krime lufte.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov mohoi çdo përgjegjësi për këto krime, ndërsa bëri po ashtu thirrje për dërgimin në terren të një grupi hetuesish të pavarur ndërkombëtarë.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia