close
Vendi

KËSHILLI PËR SIGURI: DISKUTOHET PËR REFUGJATËT AFGANË DHE MENAXHIMI ME KRIZAT

C578953A-908D-4D5E-B9E7-E23F09D66940

Sot në Kabinetin e Presidentit Pendarovski është mbajtur seanca e 13-të e Këshillit për Siguri të Maqedonisë së Veriut. Pikat e rendit të ditës për të cilat u diskutua ishin refugjatët afganë në territorin e vendit dhe vendosja e sistemit për menaxhim me kriza. 

Sic thuhet në një komunikatë nga Presidenca, të pranishmit kanë konstatuar se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, ka treguar gatishmëri dhe i ka ofruar kapacitetet e saja për pranimin e personave nga Afganistani.

Ministrat kompetentë dhe përfaqësuesit e institucioneve kanë njoftuar për aktivitetet e deritashme për përkujdesjen e refugjatëve afganë, për të cilët janë bërë të gjitha kontrollet e sigurisë dhe janë përpunuar të gjitha protokollet e sigurisë për qëndrimin e tyre në vend.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, Këshilli për Siguri I propozoi Qeverisë, që në një afat sa më të shkurtër të formohet grup pune, që do ta shqyrtojë situatën me sistemin për menaxhim me kriza. Duke marrë parasysh situatën e paradokohshme me zjarret, grupi I punës duhet të propozojë masa konkrete me qëllim që sistemi për menaxhim me kriza të jetë më funksional dhe më efikas.

Krahas anëtarëve të rregullat, në këtë seancë janë ftuar edhe Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, Drejtori i Agjencisë për Kundërzbulim, Erold Musliu, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti dhe koordinatori kombëtar për implementimin e e Platformës Kombëtare për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë, Zoran Petrov. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia