Këtë fundjavë për të tetën herë spërkatje kundër mushkonjave në territorin e Shkupit

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se në ditët e fundjavës që vjen në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi nga ajri kundër formave të rritura të mushkonjave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Spërkatja kundër mushkonjave do të kryhet më 13 gusht 2022 (e shtunë) dhe 14 gusht 2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë dezinsektimin, do të spërkatet të nesërmen, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar.

Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share