close
Vendi

Këto janë pesë shtetet që sjellin më së shumti turistë në RMV

shkup-sheshi-statuja-750×430-1-1

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të turistëve në dy muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

“Në periudhën janar – shkurt 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 34.7%, dhe atë: te numri i turistëve vendor është rritur me 13.3 %, ndërsa te turistët e huaj është rritur me 66.2 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në këtë periudhë është regjistruar edhe rritje e numrit të netëve për 30.9 përqind, ky rritje më e madhe është regjistruar te turistët e huaj për 54.1 përqind.

“Numri i turistëve në shkurt të vitit 2022 është 35 642, nga të cilët 46.9 % janë turistë vendor dhe 53.1 % turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në shkurt të vitit 2022 është 76 536, nga të cilat 45.9 % janë turistë vendor dhe 54.1 % janë turistë të huaj”, bëjnë të ditur nga Enti.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt më së shumti turistë kanë ardhur nga Kosova, Serbia, Turqia, Shqipëria dhe Greqia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia