‘BUBA’ KA FIRMOSUR KONTRATË 18 MUJORE
Ish futbollisti I Shkëndijës dhe reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Ferhan Hasani- Buba sot edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Partizanit të Tiranës. Futbollisti 30 vjeçar nga Tetova ka nënshkruar një kontratë 18 mujore , e cila e mban të lidhur me klubin për rreth 18 muaj. Në prezantimin e Ferhan Hasanit – Buba i pranishëm ishte edhe drejtori sportive i ekipit Olsi Rama,
Angazhimi I futbollistit tetovar “Buba” te Partizani në kampionatin shqiptar flitet tanimë një kohë të gjatë por e njëjta u realizua sot. Ferhan Hasani do të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin që drejtohet nga strategu Ilir Daja. Angazhimin e “Bubës” te Partizani e kanë përshëndetur edhe tifo grupi i këtij klubi. /KlanMacedonia