close
Sport

KF RENOVA E GATSHME PËR KAMPIONATIN E RI

jasir 1

Kampionati i ri i futbollit në vendin tonë starton të shtunën me ndeshjet e javës së parë. Skuadra e Renovës që nga inkuadrimi në elitën e futbollit vendor është dëshmuar si një nga skuadrat më të organizuara. Në seancën e parafundit ekipi që drejtohet nga trajneri Bujar Islami u vërejt se ekipi punon me kapacitet të plot. Për ndeshjen e parë kampionale kundër Sileksit, futbollisti Burim Sadiki për Klan Maqedoni tha djersa e derdhur në fazat pëgatitore do të reflektoj pozitivisht në kampionat.

Mendoj se gjatë gjithë fazës përgatitore kemi punuar maksimalisht, jemi përgatitur në të gjitha aspektet, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikologjik. Mendoj që jemi të gatshëm maksimalisht për ndeshjen kundër Sileksit dhe besoj se do ta hapim sezonin në mënyrën më të mirë dhe me fitore” –deklaroi Burim Sadiki zëvendës i kapitenit në KF Renova.

Në merkaton e verës ekipi është përforcuar me tetë futbollist. Ndërkaq  prurja e fundit është mesfushori Jasir Selamini i cili pas plot tri viteve sërish kthehet tek Renova

I premtoj klubit që do japi  maksimumin tim, do angazhohem në çdo ndeshje në çdo stervitje për të dhënë më të mirën time dhe për me arritur objektivat e klubit që i ka këtë sezon “ -deklaroi Jasir Selmani përforcimi më i ri i Renovës.

Ndeshjen e parë në kampionatin e ri 2010/2020. Renova e luanë në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 17:30. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia