close
Sport

KF RENOVA: JETON BEQIRI TRAJNER I RI I EKIPIT

IMG_4517

Ndihmës-trajner do të jenë Agron Memedi dhe Kushtrim Abdullahi


Jeton Beqiri sezonin e ardhshëm do të drejtojë skuadrën e Renovës. Këtë në takimin me gazetarët e bëri zyrtare drejtori sportiv Lirim Saiti i cili me këtë rastë deklaroi.

“Prej ditës së sotme te KF Renova, prezantoj shefin e ri të stafit teknik Jeton Beqirin, të cilit i urojmë suksese të shkëlqyeshme dhe bashkëpunim të sinqertë mes klubit dhe kryesisë, ndihmësave të tij Agron Memedit dhe veçanërisht Kushtrim Abdullahin si trajner i portierëve”deklaroi Lirim Saiti drejtor sportiv në KF Renova.

Pasi që nënshkruajti kontratën një vjeçare në pranin e medieve, trajneri Jeton Beqiri i cili ka një përvojë të madhe si trajner i futbollit në ekipin Drita, Gostivar, Shkëndijë dhe Flamurtarin e Vlorës, vlerësoi lartë bisedimet me drejtuesit e klubit dhe i cili u shprehë:

“Është një sfidë personale për mua dhe gjithashtu për gjithë stafin që do punojmë  bashkë. Jam i mendimit që do të arrijmë suksese së bashku, normalisht duke u bazuar në një punë shumë profesionale gjatë sfidës së cilës na pret. Gjithsesi ato janë përshtypjet e para, jam i lumtur dhe i gëzuar normalisht që do të kem mundësi të jem trajner i një skuadre e cila është e respektueshme në kampionatin e Maqedonisë edhe një herë shpresojë që me një këmbë të mbarë dhe me një punë sistematike çdoditë  do arrijmë që të plotësojmë ose të kënaqim tifozët dhe të arrijmë ambiciet të cilat i ka klubi për këtë kampionat” deklaroi Jeton Beqiri trajneri KF Renova.

Ditëve në vijim në ekipin e Renovës do të dihet saktë se me cilët futbollistë do të vazhdojnë kontratën dhe cilët do të jenë emrat e ri në ekipin e Xhepçishtit. Sa i përket fillimit të përgatitjeve për kampionatin e ri, stafi teknik është duke e përfunaduar  plan-programin e punës dhe pasi që të përkrahet nga drejtuesit e klubit do të fillojnë edhe përgatitjet për kampionatin e ri 2018/19. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia