close
Sport

KF RENOVA: PËRGATITJET E FAZËS SË DYTË NË OHËR

Bujar Islami kf Renova

Nga dita e sotme e deri më 21 korrik klubi i futbollit Renova që drejtohet nga trajneri përgjegjës Bujar Islami, në Ohër do të zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve për sezonin e ri 2019/2020. Ekspedita 33 anëtarëshe e Renovës krahas stafit teknik numëron edhe 24 futbollistë, ndërsa ditëve në vijim pritet t’iu bashkëngjiten edhe 3 përforcime për të cilët opinioni do të njoftohet po sa të arrihet marrëveshje.

Në ekspeditën e bradhekaltërit janë edhe përforcimet Ilirid Ademi, Lavdrim Skenderi, Remzifaik Selmani, Meriton Saliu, portieri Valon Neziri, Altin Sefo dhe përforcimi më i ri i cili erdhi në radhët e “gipspunuesve” është Armend Aliu, i cili te skuadra tetovare vjen nga radhët e klubi të futbollit Ferizaji.

Ekipi krahas senacave të rregullta stërvitore që do t’i zhvillon në stadiumin e qytetit në Ohër do të zhvillon edhe tre ndeshje kontrolluese me Labunishtën më 13 korrik, me ekipin serb Trial më 17 korrik dhe më 20 korrik zhvillohet ndeshja e fundit me Tiranën. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia