close
Sport

KF SHKËNDIJA FITORE MINIMALE ME VLERË TË MADHE

fc shkupi 1

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll Shkëndija në ndeshjen e parë të eliminatorëve të Ligës së Kampionëve Europian, ka shënuar fitore minimale 1:0 në transfertën ndaj Nome Kalju në Talin të Estonisë, duke hedhur kështu një hap të madh për në raundin e dytë. Golin e fitores e shënoi Agim Ibraimi në minutën e 81-të nga penaltia që hap rrugën e “kuqezinjëve” drejt raundit të dytë kualifikues. Trajneri Qatip Osmani pas ndeshjes para gazetarëve theksoi se përkundër fitores, kualifikimin në raundin e dytë duhet ta vërtetojnë në ndeshjen kthyese në Shkup.

Ndeshjen mes Nomme Kalju –Shkëndija, e ndoqën një numër i konsiderueshëm i tifozëve kuqezi, në qiell të hapur, tek hapësirat e pallatit të Kulurës ku mbetën të kënaqur me suksesin e ekipit.

Ndeshja kthyese midis Shkëndijës dhe Nome Kalju në Shkup në arenën “Todor Proeski” në program është më datë 16 korrik. Në ndeshjen e parë fitore ka shënuar edhe ekipi i Seltikut që do të jetë kundërshtari i kuqezinjëve në raundin e dytë. Ndërsa kampioni i Kosovës përkundër disavantazit 2-0 në minutat e fundit arriti të barazon rezultatin në transfertë ndaj TNS në Uells. /Shaban Sinani/

Rezultatet e ndeshjeve të para që u luajtën sot më 9 korrik:

Astana – CFR Kluzh 1-0

Ararat-Armenia – AIK Stokholm 2-1

HJK – HB Torshovan 3-0

Nomme Kalju (Est) – Shkëndija 0 -1

Sarajeva – Seltik 1-3)

Dudelange Valleta 2-2

Suduva – Crvena Zvezda 0 – 0

TNS – Feronikeli 2-2

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia