Ndryshimet e fundit në kontekst të përforcimeve të menaxhmentit strategjik-konform objektivave dhe ambicieve të klubit siç janë ndërtimi i strukturës stabile dhe të qëndrueshme të klubit në sistemin e garave, krijimi i një platforme trampolinë për Europë, janë disa nga objektivat bazike dhe startegjike të ekipit tetovar, këtë e deklaroi kryetari i posa emëruar i klubit të futbollit Shkëndija Abdylmenaf Bexheti në konferencën me gazetar që u mbajtë në selinë e klubit.
“Vazhdon të jetë objektivi jonë madhor krijimi dhe funksionimi formal i akademisë së sportit- akademisë së futbollit më sakt. Kjo kuptohet kërkon edhe disa parakushte tjera dhe objektivi i rradhës është krijimi i infrastruktuës bazike- themi infrastruktuës bazike kjo është ajo për të cilën defakto më së tepërmi kam marrë unë në angazhimin tim në të ashtuquajturën Infrastrukturën e stadionit, stadiumi i qytetit i ashtu quajtur Arena A dhe stadiumi ndihmës” – tha Abdylmenaf Bexheti kryetar i KF Shkëndija.
Në të ardhmen klubi i futbollit Shkëndija do të ketë edhe Akademinë e vetë për të gjitha grupmoshat me standarde evropiane ndërsa baza do të jetë stadiumi i vjetër i qytetit.
“Një investim për ju ta keni parasysh i projektuar diku rreth 2.5 deri 4 miljon euro vetëm për stadiumin e vjetër ndihmës. Sigurisht që kjo për t’u realizuar fizikisht kërkon një tajming, që do të thotë ne para 2017 nuk kemi mundësi të fillojmë të ushtrojm atje” – tha presidenti i kuqezinjëve.
Për shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro, objektivi i Shkëndijës këtë sezon është , Kampionati i Maqedonisë dhe Kupa Republikane, pasi kanë ardhur përforcime mjaft cilësore si Hasani, Cuculi, Ibraimi, Radevski, Jerbiç por nëse do tu jepej rasti do të ishte i mirëseardhuir edhe ndonjë përforcim tjetër.
“Duhet të vazhdojm punën deri momentet e fundit,në qoftëse do arrihet që të vijë ndonjë përforcim cilësor, që nuk do duket vetëm nga syri i specialistit –trajnerit por edhe nga gjithë edhe ju Besar Ibrahimi, Adrian Cuculi , që nuk ka nevojë shumë për syrin e specialistit, ose Marjan Radevskit janë lojtar që kanë spikatur e që ju i njihni shumë mirë, Unë do të dëshirojë, përndryshe unë skuadrën e shikoj mjaft të kompletuar dhe të aftë për të garuar bindshëm në kampionat” – deklaroi shefi i stafit teknik Shpëtim Duro
Shkëndija në kampionatin e ri 2015-2016 , ndeshjet në cilësinë e vendasit do t’i zhvillojë në Kërçovë, ndërsa sezonin do të hapë me ndeshjen kundër Mladostit me 9 gusht. /SH.S/