KF Shkëndija kundër Valmieras për të konfirmuar kualifikimin (VIDEO)

SHAQIRI – DO TË DOJA MBËSHTETJEN E TIFOZËVE

Skuadra e Shkendijës do të mbrojë epërsinë e krijuar në Letoni në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë në UEFA Konferencë Ligë  e UEFA-s ndaj Valmierës. “Kuq e zi” fituan 1-2 në fushë mysafire dhe tani duhet të konfirmojnë rolin e favoritit dhe të konfirmojnë kualifikimin në fazën tjetër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pas triumfit në Riga, kuqezinjt tani llogariten favorit absolut dhe ky rast në asnjë mënyrë nuk guxon ta humbaset. Por trajneri i kuqezinjve, Artim Shaqiri, thekson se e nisin nga 0-0, sepse dhe kërkon angazhim maksimal nga futbollistët e tij.

“Ndeshje të cilën e fillojmë me rezultat 0-0 edhe pse kemi rezultat 2-1 nga ndeshja e pare por kjo është ndeshje tjetër , e ka rëndësinë dhe peshën e vet. Jemi të përgatitur, e dim problemin , e dim rëndësinë dhe  dime kundërshtarin se si është e çka është. Shpresojmë që një numër i madh i tyre të jetë lojtari i 12-të në këtë ndeshje” – deklaroi Shaqiri.

Futbollisti me përvoj në radhë e kuqezinjëve, Bruno Dita tha se mbretëron një positive në skuadër dhe u shprehë optimist se do të kalojnë edhe këtë pengesë

 “Atmosfera është shumë e mire, kjo bazohet edhe tek rezultatet positive edhe tek loja e mirë që kemi bërë. Jemi përgatitur gjithë maksimalisht, do të japim maksimumin. Dhe at që thash më përpara të dalim fitimtar të kapim raundin e tretë”   – tha Bruno Dita.

Ndeshja Shkëndija – Valmiera, luhet në arenën “Todor Proeski” në Shkup  ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri skocez Kevin Clancy. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share