close
Sport

KF VARDARI: KUNDËR DINAMOS FITORE PA GOL TË PRANUAR  

Pressi Vardari

 

Kampioni i Maqedonisë, Vardari, do të zhvillojë ndeshjen eliminatore kundër Dinamo Zagreb. Në taborin e Vardarit mbretëron atmosferë optimiste para kësaj, ndeshje, ndonëse janë të vetëdijshëm për vlerat e kundërshtarit. Trajneri i shkupjanëve, Goce Sedloski, si lojtar i ka mbrojtur ngjyrat e të kaltërve nga Zagrebi, madje dhe si kapiten, deklaron se Dinamo është skuadër numër një në Ballkan.

“Dinamo është skuadër që çdo vit merr pjesë në LK ose LE. I njoh mirë. Kanë lojtarë me përvojë dhe kualitativ. Megjithatë, me angazhim maksimal mund të nxjerrim rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në Zagreb. Fitorja pa gol të pranuar është sukses. Jam i bindur se nuk do të na nënçmojnë, sepse i dinë edhe cilësitë tona”, tha Sedloski në takimin me gazetarë.

Kapiteni i Vardarit Boban Grnçarov theksoi se me të kuptuar  kundërshtarin , përçdo ditë kemi bërë analiza për këtët ndeshje.

“Kur e patëm kuptuar se Dinamon e kemi për kundërshtarë, çdo ditë kemi bërë analizë dhe mendoj se kemi bërë analiza të mira. Jemi me përvojë, shumë lojtarë tanë kanë zhvilluar ndeshje të tilla. S’është hera e parë. Shkojmë për fitore, për të pasur më lehtë në ndeshjen e kthimit në Zagreb. Të gjithë jemi të përgatitur” tha kapiteni Goce Sedlovski.

Nga tabori i kuqezinjëve të  Shkupit u tha se janë shitur 15 mijë bileta për takimin  e  ditës së nesërme ndërmjet Vadarit dhe Dinamo Zagreb. Ndeshja luhet në stadiumin e  Shkupit me fillim në orën 20:45. /Sh. S./

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia