KFOR: Të gatshëm të ndërmarrim masa të nevojshme për sigurinë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës. Monitorimi, sipas një postimi në Twitter, po bëhet së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare.

“Sipas mandatit të OKB-së, KFOR-i vazhdon të jetë i përkushtuar për sigurinë, i gatshëm të ndërmarrë masa të nevojshme për ta mbajtur të sigurt Kosovën”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më 31 korrik, NATO deklaroi se forcat e saj në Kosovë janë të përgatitura të ndërhyjnë në Kosovë, nëse do të rrezikohej stabiliteti në veri të vendit./REL

https://twitter.com/NATO_KFOR/status/1554087062004973568

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share