close
Të ndryshmeVendi

KH: KRIZA SHËNDETËSORE TË MOS SHNDËRROHET NË KRIZË NDËRETNIKE

Komiteti-i-Helsinkit-780×439

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut me shqetësim të madh konstaton se gjendja e krizës e shkaktuar nga shfaqja e virusit të ri, këto ditë në mënyrë intensive po kalon në sferën e marrëdhënieve ndëretnike.

Tensionet e shkaktuara nga masat kufizuese gradualisht u zhvendosën në sferën e nacionalizmit në masë të madhe për shkak të faktit se gjendemi në një periudhë parazgjedhore – thuhet në reagimin e Komitetit të Helsinkit. Fatkeqësisht, thuhet më tej në komunikatë,  të gjitha thirrjet për solidaritet dhe mirëkuptim në kushtet e fatkeqësisë bëhen të pakuptimta kur krizës shëndetësore dhe krizës ekonomike u ngjitet edhe kriza në marrëdhëniet ndëretnike.

“Për këtë situatë kanë kontribuar shumë faktorë: heshtja e institucioneve para arbitraritetit të autoriteteve fetare që vepruan në kundërshtim me të gjitha rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit publik, funksionimi i shtetit me një qeveri teknike, informimi selektiv i mediave dhe prezenca masive e dezinformatave, por edhe nxitja e gjuhës së urrejtjes në bazë etnike nga ana e personaliteteve publike”, thonë nga KH.

Në këtë drejtim, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut sot ngriti një denoncim kundër akademik Katica Qulafkova për deklaratën e saj në rrjetet sociale, e cila nxit intolerancën midis bashkësive etnike. Tëeet-i i saj, “Ne po e paguajmë çmimin e bashkëjetesës me jetë”, nënkupton se arsyeja e përhapjes së virusit janë marrëdhëniet ndëretnike dhe jo mosrespektimi në masë të madhe i masave.

“Duke pasur parasysh faktin që në vendin tonë dominon gjuha e urrejtjes në baza etnike, përhapja dhe nxitja e një gjuhe të tillë ka një peshë të veçantë sepse çon në krime nga urrejtja, respektivisht në ndezjen е pasioneve nacionaliste që sipas definicionit  janë shkatërruese për bërthamën e cenueshme sociale. Në veçanti është e rrezikshme kur një gjuhë të tillë e përdorin intelektualët, politikanët, gazetarët dhe persona të tjerë me ndikim më të madh shoqëror”, thonë nga KH.

Sic thuhet në Komunikatë, megjithëse praktika tregon se prokuroria dhe gjykata pothuajse kurrë nuk i procesojnë rastet e gjuhës së urrejtjes, Komiteti I Helsinkit, e konsideron domosdoshme që të dënohen veprimet e të gjithë figurave publike që ndikojnë në thellimin e përçarjeve dhe nxitjen e urrejtjes./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia