close
Sport

KHABIB MBETET I PAMPOSHTUR DHE TËRHIQET NGA MMA

43784495-FEA6-4B36-923A-615DD0C6EDF2

FITON TITULLIN NË UFC 254, LË PA NDJENJA NË OKTAGON JUSTIN GAETHJE


Khabib Nurmagomedov ka mposhtur Justin Gaethje dhe ka fituar titullin e peshave të lehta në UFC 254.

Nurmahomedov ka fituar në përballjen e zhvilluar në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo më saktë në vendin e quajtur Fight Island.

Raundi i parë prej pesë minutave ishte thuajse i barabartë me Khabib për një nuancë më të mirë.

Luftëtari nga Dagestani pati 24 goditje për dallim nga 22 të luftëtarit nga Amerika.

Raundi i dytë ishte vendimtar në këtë përballje dhe Khabib këtu tregoi forcën.

Pas disa goditjeve nga të dy luftëtarët, Nurmagomedov e lidhi mirë Gaethjen me këmbë deri sa e la pa ndjenja në oktogon.

Gjyqtari u detyrua ta ndërpres meçin duke ia dhënë fitoren Khabibit me nokaut teknik.

Pas kësaj fitore, Khabib vazhdon rekordin pa humbje, prej 29 fitoreve.

Khabib shpërthen në lot pas duelit me Gaethje: “Tërhiqem nga MMA. Këtë fitore ia dedikoj babait. Kjo ishte ëndrra e tij. Zoti është i madh, i detyrohem gjithçka.” /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia