close
Showbiz

Khloe Kardashian vishet nga Valdrin Sahiti

khloe

Bukuroshja zgjodhi një fustan ngjyrë kafe të çelët

Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians” Khloe Kardashian ka zgjedhur të vishet me një fustan të punuar nga stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë stilisti përmes rrjeteve sociale. Ai përmes një fotografie në Instagram, ka falënderuar bukuroshen për përzgjedhjen e markës së tij.

37-vjeçarja, u pa e veshur me një fustan ngjyrë kafe të çelët, i cili ngjitej në pjesën e poshtme të trupit dhe zgjatej deri në fund të këmbëve. Ngjyra e fustanit të Kloe përputhej me atë të vajzës së saj True me rastin tejet të veçantë të premierës së reality show-t të ri të familjes Kardashian.

Kjo nuk është hera e parë që stilisti shqiptar vesh emra të njohur ndërkombëtarë. Më parë emra si Beyonce e Kylie Jenner kanë zgjedhur të vishen nga dora e Sahitit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia