DERI MË TANI JANË ARRITUR MBI 70 MARRËVESHJE E PROTOKOLE
Nënshkrimin e 15 marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverivë e cilëson të rëndësishme drejtori ekzekutiv në Këshillin e Investitorëve Evropianë në Kosovë Emrush Ujkani.
Megjithatë ai thotë se dy qeverisë duhet të bashkëpunojnë dhe të fokusohen më shumë në zbatimin e tyre.
“E sheh të domosdoshme një analizë të moszbatmit të marrëveshjeve të arritura deri më tani për arsyet e ngecjes së zbatimit”. thotë Emrush Ujkani – Drejtor Ekezekutiv Në Kie.
“Deri më tani nga mbledhjet e dy qeverive janë arritur mbi 70 marrëveshje e protokole, por që zbatimi i disa prej tyre ka pasur ngecje.
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë mbajtur mbledhje të përbashkët që nga viti 2018.” thotë Ujkani./KlanMacedonia