close
Bota

KIEV: JOHN KERRY NË UKRAINË

054bce56-b73a-4f38-b7b9-5498eea10ba0-2060×1236

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka mbërritur në Ukrainë  në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme në lindje të vendit kundër separatistëve pro-rusë.  Vizita e Kerrit vjen përpara samitit të NATO-s në Varshavë, të cilin do ta ndjekë edhe presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, me shpresën se do të sigurojë mbështetje për krizën në vendin e tij.

Kryediplomati amerikan dje ishte  në  Gjeorgji  nga  nënvizoi angazhimin e Uashingtonit për të mbështetur ish-republikën sovjetike në përpjekjet për rikthimin e dy provincave separatiste, të mbështetura nga Rusia. Me këtë rast dy vendet nënshkruan edhe një marrëveshje të re për bashkëpunim ushtarak. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia