close
Bota

KIEV: UKRAINA KRITKON TRUMPIN LIDHUR ME KRIMENË

donald-trump

Politikanët e Ukrainës e kanë kritikuar të nominuarin republikan për president amerikan, Donald Trump, për komentet e tij të fundit për Krimenë. Në një intervistë të mbrëmshme, zoti Trump tha se nëse do të zgjedhej president, do ta shqyrtonte njohjen e aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.

Në komentet e tij në rrjetin Facebook, ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, këto komente i ka cilësuar si “të turpshme” dhe se personi “margjinal, që e mbështet diktaturën e Putinit, nuk mund të jetë garantues i lirive demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në botë”. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia