Kina: Luftë nëse Tajvani shpall pavarësinë

“Do të shtypim këdo që kërkon të na ndajë nga Tajvani”

Kina nuk do të hezitojë të fillojë një luftë nëse Tajvani shpall pavarësinë e tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kështu paralajmëroi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes kineze pas takimit të ministrit kinez Wei Feng me homologun e tij amerikan Lloyd Austin në Singapor.

“Nëse dikush guxon të ndajë Tajvanin nga Kina, ushtria kineze do ta shtypë atë dhe ai nuk do të hezitojë të nisë një luftë, pavarësisht kostos”, tha Wu Qian, që citon ministrin kinez të Mbrojtjes gjatë takimit që pati me Austin.

Të dy ministrat zhvilluan bisedime ballë për ballë sot në Singapor dhe të dyja palët përsëritën qëndrimet e tyre për Tajvanin, një burim i madh tensioni midis dy fuqive.

Ndërkohë, presidentja e Tajvanit ka deklaruar se vendi i saj nuk do të përulet përballë kërcënimeve. “Tajvani, ashtu si Ukraina, është i vendosur të mbrojë veten dhe ka besim se kjo vendosmëri do të bashkojë demokracitë e tjera në kauzën tonë“, u shpreh presidentja Tsai Ing-wen.

Presidenti i SHBA Joe Biden zemëroi Kinën muajin e kaluar duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshiheshin ushtarakisht nëse Kina do të sulmonte ishullin.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share