close
Sport

KINA NDALON TATUAZHET TE FUTBOLLISTËT

ttttt

Lojtarët e përfaqësueseve nuk mund të bëjnë më ose t’i heqin


Tatuazhet nuk lejohen për futbollistët e përfaqësueseve të Kinës. Autoritetet sportive në vend njoftuan këtë rregull, sipas mediave ndërkombëtare, duke thënë se ata janë shembull për të rinjtë.

Futbollistët të cilët i kanë aktualisht tatuazhet duhet t’i heqin ose t’i mbulojnë gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve. Ky kusht i fundit pranohet vetëm nëse jepet pëlqimi i ekipit.

Mbrojtësi me përvojë Zhang Lingpeng, i cili numëron më shumë se 80 takime me Kinën, i ka krahët e mbuluara me tatuazhe. Kjo masë vjen pasi rinia po i pëlqen gjithmonë e më shumë dhe Pekini po lufton këtë tendencë.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia