close
Kulture

KINEMATOGRAFI: PESË DEKADA NGA FILMI ‘BETEJA E NERETVËS’

Screenshot_6

Jepen 12 milionë dollarë, angazhohen 10 mijë ushtarë


Këto ditë kinematografia serbe dhe ajo kroate kanë shënuar 50 vjetorin e xhirimit të filmit ‘Beteja e Neretvës’ që ka për tematikë zhvillimet luftarake nga Lufta e Dytë Botërore. Ngjarja që ka për protagonistë partizanët e Titos në betejën e tyre për shpëtimin e të plagosurve. E veçanta e filmit është se ka kushtuar 12 milionë dollarë, mbase një ndër realizimet më të shtrenjta në Ballkan, dhe që tuboi disa nga aktorët më të mirë të filmit botëror si Yul Brynner, Franco Nero apo Orson Welles. Në të paraqiten, krahas aktorëve më të mirë në hapësirat ish-Jugosllavisë, edhe artistët e njohur nga Kosova Faruk Begolli e Abdurrahman Shala.

Pesë dekada nga shfaqja e premieres së filmit ‘Beteja mbi Neretvë’ të regjisorit kroat Veljko Bullajiq, në Beograd është hapur ekspozita kushtuar këtiji realizimi kinematografik i cili edhe sot e kësaj dite llogaritet si projekti më i suksesshëm i kohës, por edhe më i shtrenjti: kushtoi rreth 12 milionë dollarë. Thuhet se dritën jeshile për këto mjete e kishte dhënë vet kreu i shtetit, Tito. Fjala është për një film, bashkëprodhim jugoosllavo-italiano-gjermanperëndimor të xhiruar në vitin 1969.

Në të trajtohen ngjarje të vërteta nga Lufta e Dytë Biotërore kur forcat hitleriane sulmojnë partizanët jugosllavë të cilët po tërhiqeshin për të shpëtuar të plagosurit më 1943. Xhirimi zgjati plot një vit dhe për realizimin e tij u angazhuan 10 mijë ushtarë si dhe makineria ushtarake e armatës jugosllave si dhe dhjetëra ndërmarrje shtetërore. Në të u angazhuan artistë të njohur botëror si Orson Uells, Jul Brynner, Sergej Bondarçuk, Anthony Dauson, ndërsa nga aktorët jugosllavë ishin Milena Draviq, Boris Dvornik, Bata Zhivojinoviq, Lubisha Samarxhiq, Kole Angelovski.

Përkrah tyre me role briliante u paraqitën edhe aktorët e njohur nga Kosova: Faruk Begolli e Abdurrahman Shala.

Kronikanët e filmit thonë se i famshmi Pablo Pikasso i cili kishte punuar pllakatin e versionit të filmit në anglisht – kishte hequr dorë nga honorari. Premiera e filmit u shfaq në Sarajevë, në fund të vitit 1969 dhe në të morën pjesë edhe aktorët e njohur Omar Sharif e Sofija Loren. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia