close
Sport

KIRE MARKOVSKI PËRFORCIMI I PESTË I SHKËNDIJËS

Markovski te shkendija
FIRMOS KONTRATË 18 MUJORE

Futbollisti 26 vjeçar i FC Shkupi, Kire Markovski nsezonin e ardhshëm do të vesh fanellën kuqezi me emblemën e Shkëndijës. Markovski me kuqezit ka firmos  kontratë me kohëzgjatje prej 1 viti e gjysmë. Angazhimi i Markoskit njëherit është përforcimi i pestë në këtë afat kalimtar të dimërit.

Dëshira e secilit lojtar që luan në kampionatin vendor është që një ditë të jetë pjesë e Shkëndijës. Unë jam i lumtur që sot po nënshkruaj me Shkëndijën, sepse Shkëndija është duke krijuar një skuadër mjaft të fortë që për synim e ka të fitojë titullin e kampionit dhe të shënojë sukseset e radhës në garat evropiane. Mendoj se në Shkëndijë do të arrij të zhvillohem akoma më tepër si futbollist. Mezi pres të fillojë kampionati që të jap maksimumin nga vetja dhe bashkë me shokët e skuadrës të arrijmë sukseset e radhës për Shkëndijën”, ka deklaruar Markoski i cili menjëherë pasi që ka  firmosur kontratën me ekipin tetovar.

Markovski tanimë i është bashkangjitur ekipit në kampin stërvitor në Antalia ku ekipi  zhvillon  përgatitjet e fazes së dytë.

Kire Markoski është i lindur në qytetin e Ohrit. Në gjysmë sezonin vjeshtor ishte pjesë e ekipit të Shkupit, ndërsa gjatë karrierës së tij profesionale ka luajtur edhe në Rabotniçki, AEL Limassol, Spartak Trnava dhe Akademija Pandev. /KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia