close
Top LajmeVendi

KIRURGJIA TORAKALE VASKULARE ME MUNGESË TË PERSONELIT TË MESËM

Screenshot_6

Korona virusi – panika është më e madhe se vet sëmundja


Kirurgjia torakale, vaskulare, kirurgjia e gjirit, si dhe kirurgjia e qendrës tiroide, paniku nga korona virusi janë disa nga temat që u diskutuan në programin Happy Day me kirurgun e përgjithshëm Nexhati Jakupi.

Klinika e kirurgjisë torakale dhe vaskulare në Shkup përballet me mungesë të personelit të mesëm. Kirurgu Nexhati Jakupi njofton se me këtë fenomen po përballen në vazhdimësi.

Ndonjëherë panika është më e madhe se vet sëmundja, kështu vlerësoi Jakupi sa i përket virusit Korona, andaj kërkoi mirëkuptim dhe vigjilencë nga qytetarët.

Ndryshe, në këtë repart brenda vitit janë 2.500 raste që trajtohen operativisht, mbi 15 mijë kontrolle ambullantore si dhe mbi 3 mijë raste operative në suaza të sëmunjdeve torakale dhe vaskulare. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia