close
Top LajmeVendi

KLAN DEBAT: AAA-ja DHE STABILITETI I SHUMICËS PARLAMENTARE

Screenshot_9

SFIDAT: BE-ja, RASTET E MONTUARA…  

Vendimi I Alternativës për t`u bërë pjesë e Qeverisë është e drejtë autonome e partisë – vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend. Por, analisti politik Qemal Aliu, në Klan Debat, ka shfaqur dyshime nëse do të pranohen të gjitha pikat e Alternativës.

QENAN ALIU –  ANALIST POLITIK

“Vendimi i AAA për të qenë pjesë e qeverisë është vendim autonom I partisë. E drejtë legjitime. Disa nga pikat e Alternativës për të hyrë në qeveri, pesë prej tyre, s`besoj se do të pranohen nga ana e pushtetit”

Profesori universitar, Bashkim Selmani, duke komentuar kërkesën e Alternativës për revizion ndërkombëtar të rasteve sikurse “Monstra”, “Alfa”, “Lagja e Trimave”, “Almiri”, vlerëson se në këtë çështje duhet të angazhohen të gjitha mjetet juridike e jo ta bëj një subjekt politik.

BASHKIM SELMANI – PROFESOR UNIVERSITAR

“Po, e drejtë do të ishte që të kërkohet amnisti nga Presidenti i shtetit që këta njerëz të lirohen dhe nuk është mirë që subjektet të bien në mashtrim të këtyre rasteve. Shqiptarët duhet të krijojnë një sektor të veçantë në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.”

Një ndër testet e Alternativës rreth marrëveshjes për bashkëqeverisje do të jetë edhe epilogu rreth nisjes ose jo të negociatave aderuese me BE-në. Zëdhënësi I Alternativës, Orhan Murtezani, nuk dha një përgjigje se si do të veprojë kjo parti nëse nuk ka datë për negociata.

 ORHAN MURTEZANI – ZËDHËNËS I AAA-së

“Kur nuk do të plotësohet do të shohim. Për çdo hap ndryshe do të ulemi dhe do të shohim se çfarë do të ketë”

Nga AAA thonë se arsyeja e vetme që kjo parti insiston në zbardhjen e rasteve të montuara është se qytetari nuk ka besim në gjyqësor. Ata kërkojnë që gjyqësori të largohet nga kthetrat e politikës/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia