close
Screenshot_1

 

“Nuk heqim dorë nga presidenti konsensual”


I ftuar përballë gazetarëve dhe analistëve në emisionin Klan Debat kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar zhvillimet aktuale politike në Maqedoni duke nënvizuar se i gjithë procesi i ndryshimeve kushtetuese do të përfundojë në Janar. Kreu i integristëve, Ahmeti është shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme, por edhe njëherë konfirmoi qëndrimin për presidentin konsensual të vendit.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është shprehur kundër idesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare duke vlerësuar se ata nuk janë zgjidhje për problemet aktuale. BDI akoma nuk ka hequr dorë nga presidenti konsensual – thotë kreu i integristëve- duke lënë të kuptohet se ka emra kandidatësh për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Duke komentuar zhvillimet në familjen e tij partiake, Ali Ahmeti nuk ka përjashtuar mundësinë e riformatimit qeveritar.

Kreu i BDI-së në Klan Debat është prononcuar edhe rreth zhvillimeve aktuale politike në Maqedoni, duke shfaqur optimizëm se i gjithë procesi i ndryshimeve kushtetuese do të përfundojë kah mesi i janarit.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia