close
Emisione

KLAN DEBAT – EKSKLUZIVISHT ME KRYEMINISTRIN E KOSOVËS, RAMUSH HARADINAJ!

klandebat

“Marrëdhëniet me fqinjët – të shkëlqyera”


Në intervistën ekskluzive të fundvitit, në kuadër të emisionit KLAN DEBAT, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës, dialogun me Serbinë, transformimin e FSK-së, marrëdhëniet me finjtë e të ngjashme. Rreth negociatave me palën serbe, Kryeministri Haradinaj shprehet i bindur se angazhimi amerikan në këtë dialog do ta përshpejtonte procesin e gjetjes së zgjidhjeve.

Serbia ka qasje armiqësore ndaj Kosovës dhe të gjitha aktivitetet e saja shkojnë në drejtim, për ta dëmtuar sa më shumë Kosovën, si në planin e brendshëm poashtu edhe në atë të jashtëm – thotë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në intervistën ekskluzive për Klan Maqedoni. Kosova tashmë është vetvetja – thotë ai, duke arsyetuar vendimet e fundit të autoriteteve të Prishtinës.

Duke folur rreth dialogut Prishtinë – Beograd, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj thotë se e mirëpret letrën e Presidentit Tramp, siç shprehet, të ketë një Dejton dhe një Rambuje në këtë dialog. Kryeministri lë të nënkuptohet se angazhimi i SHBA-ve do ta përshpejtonte procesin e gjetjes së zgjidhjeve.

Marrëdhëniet me fqinjët, sidomos me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, Kryeministri Haradinaj i vlerëson si të shkëlqyeshme. Rreth mbajtjes së një mbledhje të përbashkët qeveritare Kosovë-Maqedoni, Haradinaj thotë se ka mirëkuptim për proceset aktuale që zhvillohen në Shkup rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Gjykata Speciale, liberalizimi i vizave, forcimi i shtetit të së drejtës, zhvillimi ekonomik, mes tjerash, do të jenë sfida për Qeverinë e Kosovës në vitin 2019 – thotë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, duke përfunduar se si popull jemi të zotët për të mbijetuar dhe si të tillë, siç thotë, do t’i mbijetojmë të gjitha sfidave.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia