close
Top LajmeVendi

Klan Debat: Ku çon bllokimi i kuvendit?

fwwffwwf

POZITA DHE OPOZITA ME QËNDRIME DIAMETRALISHT TË KUNDËRTA

Deputetët e pushtetit dhe të opozitës me qëndrime krejtësisht të kundërta, në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat, në lidhje me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE dhe Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët, pohojnë se pushteti është jolegjitim dhe për këtë arsye qytetarët duhet të deklarohen sërish kush duhet ta udhëheqë shtetin. Për deputetët e koalicionit qeverisës, Mile Talevski nga LSDM-ja dhe Arben Ziberi nga BDI-ja, në kohë të krizës dhe të rreziqeve të sigurisë për gjithë rajonin, burimet dhe energjia duhet të orientohen kah politika e brendshme dhe stabiliteti ekonomik i vendit.

Ngjajshëm si në foltoren e Kuvendit gjatë tri ditëve të kaluara “bllokimi aktiv i Kuvendit”, i iniciuar nga opozita, si presion për pushtetin, edhe në emisionin e mbrëmshëm “Klan Debat” qëndrimet rreth kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare ishin krejtësisht të kundërta.

MILE LEFKOV, VMRO-DPMNE

“Me bllokadën aktive ne kemi arritur që së pari ta tërheqim vëmendjen e opinionit dhe kemi arritur të tregojmë sa e shëmtuar është fytyra e jodemokracisë në Maqedoni dhe shpresojmë se do të rezultojë me zgjedhje të parakohshme.”

Mile Talevski nga LSDM-ja i sheh më ndryshe veprimet e VMRO-së.

MILE TALEVSKI, LSDM

“Ne në vazhdimësi jemi në bllokadë nga ana e VMRO-DPMNE-së në Kuvend. Kjo nuk është diçka e re, që ndodh tani. Ata që nga fillimi i mandatit janë në bllokim të të gjitha ligjeve që janë në interest ë qytetarëve. Qëllimi i VMRO-DPMNE-së është të shkaktojnë krizë.

Lefkov: Zgjedhje

Talevski: Zgjedhje do të ketë në 2024

Lefkov: Jo, do të ketë tani në vjeshtë

BDI- ja për momentin ka rejting të lartë, kështu që partia është e gatshme për zgjedhje, thotë deputeti Arben Ziberi, por nuk është moment i duhur.

ARBEN ZIBERI, BDI

“Nuk është koha tani të flasim për zgjedhje të parakohshme kur nuk ka as një vit nga zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa nuk ka as dy vite nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Paramendoni sikur të kemi çdo vit zgjedhje, ku do të na shpie ajo që t’i detyrojmë njerëzit çdo vit të votojnë. Në qoftë se e shohim interesin e ngushtë partiak BDI-ja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje të parakohshme, posaçërisht tani, por mendoj se nuk nuk është koha dhe duhet t’i shohim gjërat realisht dhe fillojmë të punojmë për të mirën e qytetarëve të vendit tonë.”

Deputeti Adnan Neziri nga Aleanca për Shqiptarët konsideron se pushteti është delegjitimuar.

ADNAN NEZIRI, ASH

“Duhet të ketë zgjedhje të parakohshme , arsyeja për këtë është se kjo qeveri prej pak kohësh është jolegjitime, e ka humbur legjitimitetin nga vetë partnerët të cilët në vitin 2020 krijuan shumicë të ngushtë problematike parlamentare. Pa të drejtë, në zgjedhjet lokale ata krijuan krizë dhe arritën t’i dëmtojnë zgjedhjet. Këtë e ka bërë Kryeministri.”

Deputeti Ziberi në lidhje me këtë theksoi se përveç momentit të papërshtatshëm, organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend mund të kthehet në praktikë të keqe – pas çdo ndryshimi të pushtetit, opozita me bllokadë të Kuvendit ta rrëzojë pushtetin dhe të kërkojë votime të reja. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia