close
klandebat

Ademi – Prioriteti im mbetet miratimi i Marrëveshjes Kolektive


Ministri i Kulturës Asaf Ademi, ka folur me tone optimiste për financimin e kulturës gjatë vitit të ardhshëm, me një zotim të theksuar, si është shprehur ai, zero tolerancë për shpërdorimet e mundshme në dikasterin që ai drejton, por edhe në të gjitha institucionet tjera të kulturës. Ndërkohë sindikata e punonjësve të kulturës këtë fundvit kanë ngritur zërin që punonjësit e kësaj fushe të kenë një status më të avancuar, dhe në mënyrë që, kështu, të vijnë në shprehje aftësitë profesionale, pra ajo që quhet meritokraci, e jo kritere të tjera qofshin ato partiake apo politike. Në fakt, si është sot gjendja e kulturës në përgjithësi, por edhe e asaj shqiptare në veçanti, cili është, e cili duhet të jetë, raporti i politikës me kulturën, dhe anasjelltas, a ka improvizime dhe valorizim të vlerave dhe përse bëhet zhurmë për financimin e projekteve kulturore.

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, thotë se misioni i tij është që ky institucion ta rris nivelin e kulturës për të gjithë, nuk do të ketë ndarje, as etnike as politike, thotë Ademi.

Salajdin Salihu thotë se shqiptarët në Maqedoni nuk i kanë Institucionet shtetërore që funksionojnë të pavarura, pra politika e ka për detyrë t’i krijojë këta institucione, dhe këta institucione të futen në dimensionin e vlerës dhe cilësisë.

Berat Saliu, drejtori i Teatrit në Gostivar, thotë se projektet e shqipatëve, shpesh financohen shumë më pak se ato të maqedonasve, dhe në fund kanë qenë të detyruar që ta realizojnë një projekt me produksion privat, gjë e cila është një “luftë” për ta mbajtur gjallë një shfaqe.

Nga ana tjetër, Fatos Lumani, Drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, thotë se për të funksionuar dhe për t’u ngritur niveli kulturor, duhet bashkëpunim mes institucioneve dhe strategji nacionale.

Në Klan Debat u bisedua edhe për politizimin e institucioneve, që është një ndër problematikat më të mëdha në vend, kapacitetet si shqiptar për të pasur autonomi mbi institucionet që funksionojnë nëpër qytete, sa kemi mundësi reale për të pasur një autonomi të tillë, pse hapen institucionalisht teatro a në fakt nuk ka as objekt për të njëjtin, keqpërdorimet që janë bërë në konkurse dhe përkrahjet financiare për projekte, si dhe problematikat e ndarjes, si politike ashtu edhe etnike e fetare brenda këtyre institucioneve. /Klan Maqedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia