close

Duke diskutuar modelin e qeverisë teknike, analisti politik Xhelal Neziri thekson se është model i mirë për shkak se ka për qëllim të vërë interesin shtetëror mbi atë partiak, megjithatë sipas tij nuk është modeli i duhur për RMV dhe vendet e tjera të rajonit.

‘Ky model është i mirë, mirëpo jo partitë politike, sepse sipas meje qeveria teknike duhet të jetë qeveri ekspertësh, jo qeveri e koalicionit të gjerë, partitë politike duhet të mblidhen grumbull nga selitë partiake dhe luftën politike ta bëjnë brenda qeverisë, por të formojnë një model i cili do të formojë një qeveri ekspertësh.‘ –tha Xhelal Neziri, analist.

Profesori universitar Sefer Tahiri deklaron se  asnjëherë nga partitë politike nuk është diskutuar qeveria e ekspertëve, sepse sipas tij, të njëjtat nuk kanë qenë të gatshme.

‘As VMRO-DPMNE-ja, as LSDM-ja, as BDI-ja, as PDSH-ja në atë kohë nuk e kanë diskutuar këtë model i cili nga qarqe të ndryshme, ndoshta me gjysmë goje edhe nga sektori joqeveritar, është përmendur se mund të jetë një rrugëzgjidhje për tejkalimin e situatave kur shteti është në një ngërç politik dhe kur partitë politike në pushtet nuk dëshmojnë kapacitetin të organizojnë zgjedhje të drejta.’ –vlerëson Sefer Tahiri, profesor Universitar

Profesoresha Besa Kadriu ka adresuar kritika ndaj opozitës aktuale duke theksuar se bie në kundërshtim me atë që deri dje ka vepruar si opozitë.

‘Shkojnë me tendencën e një politike shumë të vjetëruar, që është paradoks i radhës i këtyre potezave politike që manifestohen sepse nuk mund të na bind një subjekt politik që deri dje ka qenë në kundërshtim me këto vlera që sot i promovon se do të ketë prioritet të radhës në qeverisjen e ardhshme, që bie në kundërshtim me atë që deri dje ka vepruar.’ -tha Besa Kadriu, profesoreshë Universitare.

Në këtë edicion të Klan Debatit, analistët kanë debatuar edhe për shumë zhvillimeve aktuale në skenën politike të vendit, me theks të vecantë Ligji për Prokurorinë publike, koalicionet partiake dhe integrimet euroatlantike të vendit. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia