close
EmisioneVendi

KLAN DEBAT: PËRBALLJA ME HATANË QË KËRKON DERMAN

Screenshot_5

Bota po bën bilancin e pandemisë, ndërkohë që për punonjësit e mjekësisë ilaçi kundër virusit vdekjeprurës COVID-19 vazhdon të jetë një mister. Në edicionin e fundit të Klan Debatit është folur për përmasat e koronavirusit në vendin tonë, për atë se çfarë është bërë e çfarë duhet bërë.

 Numrat e të infektuarve me virusin Covid-19 jane brengosëse por gjithashtu edhe optimistik, thotë Mjeku traumatolog Ilir Hasani. Brengosëse sic thotë është shifra prej mbi 100 të infektuarve mjek, por krahasur me vendet tjera, sic është Itali, këto shifra që tani janë tek ne janë optimiste.

Hasani gjithashtu ka shpjeguar se izolimi I qytetarëve nëpër ambiente shtëpiake ka rezultuar me më pak pacient në repartin e traumatologjisë, por gjithashtu ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes edhe nga ftohjet dhe gripi në këtë situatë kur vëmendja e gjithë personelit mjeksor është drejtuar kah virusi I ri Covid-19./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia