close
Vendi

KLAN DEBAT: PËRVOJAT ME COVID-19 NË EVROPË E SHBA

no thumb

Situata me koronavirus tashmë paraqitet e zymtë në gjithë botën. Spanja, Zvcira, Londra, Franca dhe SHBA ishin vendet me të cilët gazetari Seladin Xhezairi pati lidhje direkte me Skype në emisionin Klan Debat nga ku u paraqit dhe situata aktuale  dhe perballja e tyre me covid 19.

Sipas profesorit Sallabanda, në Spanjë lakorja ka filluar të bjerë, duke u bazuar në numrin e personave të shtruar në spitale. Profesori Sallabanda beson që virulenca e COVID-19 do të zvogëlohet nga temperaturat e larta.

Ndërkaq publicisti Enver Robeli thotë që në Zvicër gjithashtu numri I të infektuarve po rritet ashtu sic rritet dhe diciplina për të respektuar masat e izolimit. Në Zvicër, sic thotë Robeli, janë shumë  shqiptarë nëpër spitale dhe shërbime publike të cilët po japin kontribut në përballimin e pandemisë.

Konsulenti I bzinesit Alfred Kovaçi që jeton në Londër, thotë se qytetarët britanik  po respektojnë rregullat. Sic thotëv ai, përmes masave të izolimit sikur po sakrifikohet ekonomia, por e gjithë kjo me qellim të mbrojtjes së shëndetit public.

Thuhet që Franca ende nuk ka arritur pikun. Shkrimtarja Klara Buda, që jeton në Francë, ka njoftuar për shqetësimet se nje e treta e të vdekurve në Francë janë persona të moshës së tretë të cilët kanë jetuar në azilet e pleqve.

Autoritetet amerikane presin që numri I të prekurve të arrijë në një million. Profesori Ilir Zenku thotë që ky është test historic për Amerikën duke rrëfyer nga afër se si po përballet sistemi shendetësor amerikan me këtë pandemi botërore.

Deri më tani numri I të infektuarve në botë nga COVID-19 ka shkuar në 1.35 milion persona./KlanMacedonia

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia