close
Top LajmeVendi

KLAN DEBAT: PRAGZGJEDHJESH, KËNDELLJE APO HARLISJE

Screenshot_7

“Ligje ka, mungon implementimi”


A do t’ia dalë Zoran Zaevi të jetë i pari tek të vetët apo Hristijan Mickoski ka për të provuar këndelljen opozitare maqedonase për të marrë timonin e qeverisë; çfarë ka për të qenë rangimi në bllokun shqiptar; a do të përjetojë ngjitjen e shumëdëshiruar. Për këtë, por edhe për atë që quhet klientelizëm, në sensin e harlisjes për sa më shumë vota, në edicionin e fundit të emisionit Klan Debat kanë diskutuar Nuri Bajrami nga Komisioni Antikorrupsion, analisti politik Xhelal Neziri dhe sociologu Abdilnaser Sinani.

Është koha që partitë politike të harrojnë të mendojnë vetëm për interesat e tyre, qoftë partiake qoftë individuale, thotë sociologu Abilnaser Sinani, dhe sic shprehet, ata duhet të mendojnë për realizimin e politikave të shëndosha.

Duke folur për marshin për drejtësi të organizuar nga LSDM-ja, Nuri Bajrami nga Komisioni Antikorrupsion shprehet se drejtësia nuk vendoset me marshe por se gjithë kjo rrëmujë që  paraqitet në momentet e fundit gati cdo mandat, nënkupton se nuk mungojnë ligjet dhe regullativat ligjore por mungon implementimi i tyre.

Ndërkaq sipas analistit Xhelal Neziri, së pari vetë aktorët politik duhet të marin hapa parandalues për korrupsionin dhe së dyti duhet që bartës të funksioneve të jenë personat pa dosje.

Partitë politike, ndërkq, janë në periudhën ku duhet të shpalosin strategjitë e tyre përpara zgjedhjeve. Por një gjë dihet sigurt, janë të mendimit analistët, oferta, kuadrot që do përdoren, strategjia që do ofrohet do të determinojnë se kush do jetë fituesi. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia