close
Top LajmeVendi

KLAN DEBAT: VESELI-PËR MARATONËN E LODHSHME PRESIDENCIALE

Screenshot_5

Nëse keni pyetje: na i nisni përmes postës elektronike  klanmacedonia@gmail.com ose përmes faqes sonë në fb në @Klan Macedonia


Si asnjëherë më parë, Presidencialet e 2019-tës në Maqedoninë e Veriut kanë mobilizuar forcat politike, maqedonase dhe shqiptare, që mbrëmjen e pesë majt, të dielën, të drejtojnë gishtin nga njëra-tjetra: për të vulosur humbësin e kësaj maratone të lodhshme, për të dëshmuar jo aq se i kujt ka për të qenë shefi i shtetit, sa cila parti apo cili bllok është më i fuqishëm!

Cilat ishin befasitë e raundit të parë, ku u gabua gjatë fushatës, cila ka për të qenë befasia e balotazhit dhe, pse jo, nga do të shkojë anija apo barka e votave shqiptare?

Për këto tema e dilema, sonte në orën 20:30 minuta në Klan Debat flasim hapur me Vesel Memedin, nënkryetar i Kuvendit dhe numri një i Rilindjes Demokratike Kombëtare. Nëse keni pyetje: na i nisni përmes postës elektronike klanmacedonia@gmail.com ose përmes faqes sonë në fb në @Klan Macedonia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia