close
Vendi

KLAN DEBAT: ZGJEDHJET NË KUSHTE PANDEMIE

images

Mbi 1.8 milion qytetarë nga e hëna deri të mërkurën do të duhet të zgjedhin legjislaturën e dhjetë parlamentare të vendit, në kushte çfarë nuk mbahet mend: Pandemia e koronavirusit ka bërë që praktikisht të votohet tri ditë. Nga KSHZ-ja në edicionin e fundit të KlanDebatit thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij procesi, e sidomos sigurisë së qytetarëve në aspektin shëndetësor.

Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për procesin zgjedhor të së mërkurës, duke u siguruar të gjitha mjetet e nevojshme në këto kohë pandemie. Këtë vit procesi zgjedhor si asnjëherë më parë zgjat tri ditë. Sa I përket numrit të vëzhguesve, Ditmire  Shehu nga KSHZ-ja thotë se është paraqitur një numër relativisht I mirë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Zgjedhje në kushte pandemie u mbajtën edhe në Serbi. Kolegu ynë Idro Seferi tregoi përvojën e sfidave të këtyre zgjedhjeve.

Edhe në Kroaci u mbajtën zgjedhje në kushte të pandemisë. Mjeku Shoip Shoipi tregoi aspektin e mbrojtjes së shëndetit duke dhënë rekomandime se si të veprojnë edhe votuesit në Maqedoninë e Veriut.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, zgjedhjet të mërkurën do të zhvillohen në bazë të protokollove të veçanta, me mbajtjen e maskave dhe të distancës fizike, si dhe me dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave. /KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia