close
TeknologjiTop Lajme

“KLANI IM”, JEHONË NË MEDIAT NDËRKOMBËTARE

FF804B66-81E5-4C22-B39E-4C2FB213121E

NË MË PAK SE 24 ORË, MË SHUMË SE 10 MIJË PAJISJE TË REGJISTRUARA


Prej 19 Nëntorit, të gjithë kanë mundësinë që të shkarkojnë në aparatet e tyre celularë aplikacionin Klani Im. Një platformë e cila ju mundëson të shikoni në kohë reale Televizionin Klan dhe 8 stacione të tjera, pa pagesë.

Në pak ditë ky aplikacion ka pasur një reagim të jashtëzakonshëm nga publiku. Mjafton të përmendim se vetëm në 24 orët e fundit, Klani Im pati 4000 instalime. Ndërsa që prej së enjtes, ai është instaluar nga 13100 përdorues.

Por jo vetëm kaq. Kjo risi teknologjike ka gjetur vend edhe në mediat ndërkombëtare. Ja çfarë shkruan BroadbandTV, media kryesore në Europë dhe mbarë botën mbi teknologjinë, analizat, komentet rreth fushës mediatike televizive.

“Klan, grupi më i madh mediatik në Shqipëri, ka prezantuar shërbimin e tij të parë OTT. I quajtur Klani Im, ai bazohet në platformën Antik Technology IPTV. Sllovakja Antik dhe partneri i saj lokal Advantech ofrojnë një zgjidhje për platformat streaming dhe aplikacione për telefonat celularë Android dhe IOS.

Sipas kompanisë, sistemi do të vijë duke u zgjeruar, duke u ofruar gjithnjë e më shumë opsione, si dhe platforma të ndryshme, përfshirë STB dhe smart TV. Antik thekson se në më pak se 24 orë, pas hedhjes në treg të Klani Im, janë më shumë se 10 mijë regjistrime në aparatet celulare Android dhe iOS. Ky është projekti i tretë OTT i kësaj kompania në këtë rajon.

Klan ka në pronësi kanalet Tv Klan, Klan Plus, Klan Macedonia, Klan Music, Klan News, ashtu sikurse edhe Radio Klan. Gjithashtu transmeton edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut”, shkruan në lajmin e saj media BroadbandTV./TvKlan/

Shkarko aplikacionin në Android

Shkarko aplikacionin në iOS

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia