close
Vendi

KLIENTËT BESNIKË TË PARËT U KTHYEN NËPËR LOKALET

download (1)

Qindra objekte hotelierike sot i rihapën dyert, pasiqë para dy muaj e gjysmë u miratua masa qeveritare për mbyllje me qëllim parandalimin e infeksionit korona. Me numër të përgjysmuar të tavolinave dhe pajisje mbrojtëse për të punësuarit ata sot i shërbyen mysafirët e paduruar, të cilët patën guximin të parët të kthehen në kafeteri. Me orar të punës prej orës 8 deri në orën 22 shpresojnë se shpejtë ta kompensojnë një pjesë të dëmit.

Nuk është pamje e zakonshme, por për klientët besnikë të kafeterive të Shkupit edhe kjo është më mirë se sa kafenë e mëngjesit ta pinë vetëm, në shtëpi. Kamarierë me maska ose vizira, mjete për dezinfektim në vend të vazos me lule dhe numër i përgjysmuar i tavolinave – ky ishte kushti që sërish të hapen dyert e objekteve hotelierike, të mbyllura pothuajse për tre muaj me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit korona.

“Të parët erdhën klientët e rregullt që në mëngjes…I qëndrojnë besnikë vendit, u kemi munguar, dhe na kanë munguar…i respektojmë masat, nuk mund të grupohen, megjithatë edhe klientët i respektojnë.”

Sa tavolina ka pasur më parë në këtë hapësirë dhe sa ka tani?

“Ka pasur rreth 20 tavolina, tani ka 9.”

Në anën tjetër të rrugës në qendër të Shkupit u kthyen mysafirët edhe në një nga restoranet e njohura për zgarë dhe sallata.

“Që në mëngjes patëm dy tavolina, tani erdhi edhe tavolina e tretë. Këtu kemi 8 tavolina, tani janë të ndara në gjysmë, katër tavolina. E shihni edhe vetë, në çdo tavolinë ka mjete për dezinfektim, i respektojmë rregullat. Fjalët e para të mysafirëve ishin, falë Zotit kthehemi në normalitet.”

Edhe pse të hapur për klientë vetëm në terraca, hotelierët shpresojnë se shpejt “do të ngrihen në këmbë” dhe të kompensojnë një pjesë të dëmit që pësuan për shkak të ngecjes gjatë muajve të kaluar. Mysafirët, jo më shumë se katër në një tavolinë, ose 12 perosna në tavolina të bashkuara, gjithashtu do të duhet të jenë të diciplinuar dhe të mbajnë llogari për higjienën. Në të kundërt, në qoftë se shifrat e të infektuarve të rinj rriten dhe tregojnë rrezik në kafeteri, autoritetet nuk përjashtojnë ashpërsim të restriksioneve që ishin në fuqi deri dje./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia