close
Sport

KLISMAN CAKA PËRFOCIM I KATËRT I EKIPIT TË SHKËNDIJËS

cake1

CAKE ME KUQEZIT KA FIRMOS KONTRATË PËR 3 VITE E GJYSMË


Vetëm një ditë para udhëtimit  në Antalia  të Turqisë  ku skuadra  kuqezi  do të zhvillon fazën e dytë të përgatijeve për pjesën e dytë të kampionatit që starton më 13 shkurt, drejtuesit e klubit kanë angzhuar futbollistin 22 vjeçar Klisman Cake nga ekipi i Struga Trim Lum.

 

Klisman Cake i cili me fanellën e Shkëndijës është prezantuar mbrëmë në orët e vona, me të cilën skuadër ai ka nënshkruar kontratë për 3 vite e gjysmë.

 

“Mendoj se Shkëndija e ka skuadrën më cilësore në ligë dhe unë jam tepër i lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre. Shkëndija si kampion i shumëfishtë i Maqedonisë së Veriut është skuadër tërheqëse për shumë futbollistë. Dhe si kampion aktual që është, normalisht se ka ambicie që edhe këtë vit të shpallet kampion. Unë ju premtoj tifozëve dhe klubit se do të jap maksimumin në fanellën e Shkëndijës dhe shpresoj se së bashku do të festojmë shumë tituj”, – deklaroi Klisman Cake pas prezantimit te Shkëndija.

 

Klisman Cake është përforcimi i katërt i kuqezinjve në afatin kalimtar të janarit, pas  Manevskit, brazilianit Andre Mensalao dhe Ferhan Hasanit me çka vazhdon ndërtimin i një skuadre kualitative, që pritet të arrijë suksese të vazhdueshme si në kampionatin vendor poashtu edhe në garat evropiane./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia