close
Rajoni

KLOSI: FALEMINDERIT KOSOVË QË ZGJODHËT SHQIPËRINË

B2D205F3-7533-466A-94B4-120124810C69

“NDIHMUAN NË PËRBALLIMIN E PANDEMISË” 


Në shenjë respekti për qytetarët e Kosovës të cilët zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet verore në këtë kohë pandemie ministri i Turizmit Blendi Klosi ka qëndruar në Kosovë.
Me moton “Faleminderit Kosovë” në një ceremoni që u mbajt në një nga hotelet e Kosovës, Klosi vlerësoi lart kontributin e qytetarëve të Kosovës në zhvillimin e turizmit në Shqipëri, si në kohën e fillimeve të zhvillimit të turzimit ashtu edhe në kohën e pandemisë.

“Atëherë kur Shqipëria kishte shumë nevojë për të filluar Industrinë e Turizmit, ishin vëllezërit e Kosovës, Maqedonisë së Veriut e të Malit të Zi, ata që krijuan destinacione turstike në Shqipëri”. tha Blendi Klosi, Ministri i Turizmit – Shqipëri

“Duhet të kemi një vizion pak më afatgjatë për të bërë shkëmbimin turistik, në bazë të pasurive që na ka çuar Zoti, neve në Kosovë e vëllezërve tonë në Shqipëri”. thotë Zv/Kryeministri i Kosovës Besnik Tahiri

Ndërsa tash sipas Klosit kufijtë administrativë nuk duhet të jenë problem .

Një ditë më parë ai bashkë me ministrin kanë hapu. r sezonin turistik vjeshtë dimër në Dragash me moton “të ecim shtigjeve të Dardanisë”./Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia