close
Vendi

KOALICIONET: TARAVARI HAP DERËN PËR BISEDIME ME VMRO DPMNE-në

36C85A97-118A-4407-9EAA-63E13CD4353C

BESA MUND TË LARGOHET NGA QEVERIA NËSE LSDM E PËRKRAH BDI-në


Dalë ngadalë po qartësohen pozicionet e partive për koalicionet e mundshme në zgjedhjet e ardhshme. Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se kjo LSDM nuk dallon nga VMRO DPMNE-ja e Gruevskit.

Madje përdori termin që në fushatë të zgjedhjeve presidenciale e promovoi, kandidatja e opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska.

GORDANA SILJANOVSKA, DEPUTETE E VMRO DPMNE-SË

Sot Zaevizmi fitoi një formë të re. Në politikën maqedonase “Zaevizmi” do të hyjë në histori edhe si diçka tjetër.

ARBEN TARAVARI, SEKRETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Është e qartë se “Gruevizmi” u zëvendësua me “Zaevizam”.

Por megjithatë, Taravari thotë se kësaj VMRO DPMNE të re, duhet ti jepet shans.

ARBEN TARAVARI, SEKRETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Unë shpesh herë e kam thënë se LSDM-ja nuk dallon shumë prej regjimit të Gruevskit. Për VMRO-në nuk mund të them se nuk kemi ndonjë përvojë. Unë mendoj se ja vlen që t`i jepet shansi dhe të ulemi dhe të bisedojmë me të gjitha partitë politike.

Taravari paralajmëroi se do të bashkëpunojnë me të gjitha partitë që janë më serioze dhe kanë anëtarësi.

E në kampin qeverisës, përkrahja eventuale e LSDM-së për BDI-në, do të shkaktojë tensione në koalicion. Burime brenda Lëvizjes Besa thonë për Klan se “nuk kanë çfarë të kërkojnë në Qeveri” nëse partneri mban anë.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia