close
Top LajmeVendi

KOALICIONI VMRO DPMNE – ASH: SË SHPEJTI ZBARDHEN DETAJET

5E014A1E-49C8-4D54-93D9-C79DCEA4D94F

SI NDRYSHOI QËNDRIMI I ASH-së PËR VMRO DPMNE-në


Vetëm katër muaj më parë, kreu i Aleancës për Shqiptarët, fliste kështu për partnerin potencial në këto zgjedhje.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-së

Dhe për ti shtuar kësaj edhe turpi që ndodhi para dy ditësh me protestën, që vjen disa ditë pas takimit Zaev-Mickoski. Bashkë këto kanë amnistuar fajtorët kryesorë për 27 prillin, VMRO-ja, LSDM-ja dhe BDI-ja. Bashkë e shtynë edhe regjistrimin, VMRO-ja, LSDM-ja dhe BDI-ja.
Ne kemi zgjatur dorën për bashkëpunim pa bërë ndonjë koalicion dhe pa u ulu për të biseduar detaje për të gjithë ata që mundoheshin që të na bindin që janë reformuar dhe nuk kanë të bëjnë me të kaluarën. Protesta e para dy ditëve tregoi se aspak nuk janë reformuar.
Natyrisht, përderisa ne nuk shohim reformë të njëmend te këta dhe dalin dhe mbrojnë huligan, nuk dallojnë nga huliganët.

E me afrimin e zgjedhjeve, partia e tij ka ndryshuar qëndrimin. Para katër muajve Sela e quajti Mickoskin huligan, e sot, Taravari tha se nuk e ka parë Mickoskin në Kuvend duke e sulmuar Selën.

ARBEN TARAVARI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT

Ne do të kërkonim falje nga Z. Mickoski po të ishte edhe ai brenda dhe ta kishim pa se është duke sulmuar Z. Selën. Unë nuk e kam pa se e sulmon Z. Mickoski. Të ishte ai që e ka organizuar apo të kishim dëshmi se ai e ka organizuar komplet atë 27 prillin edhe atëherë do të kërkonim falje. Për shembull prej Agim Nuhiut kërkojmë falje se ka qenë ministër i punëve të brendshme dhe asnjëherë nuk i ka kërkuar falje Z. Selës. Këto janë zgjedhje lokale, ne po e ndryshojmë pushtetin lokal dhe na duhen personalitete që kanë vizion, kanë mision të caktuar, duan ta ndalin krimin dhe korrupsionin.

Qëllimi i VMRO DPMNE-së është i qartë, duan përkrahjen e Aleancës dhe Alternativës edhe për Qytetin e Shkupit.,

VLADO MISAJLLOVSKI, NËNKRYETAR I VMRO DPMNE-së

Kjo është qëllimi, po. Të kemi përkrahje atje ku ata mund të ndihmojnë dhe të kenë përkrahje ata ku ne mund të ndihmojmë.

Nga Aleanca thonë se do të përkrahnin kandidat të VMRO DPMNE-së edhe për qytetin e Shkupit, nëse ai është me background të pastër dhe gjeneratë e re e politikanit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia