close
Top LajmeVendi

KOCIJANÇIQ: NISMAT RAJONALE ME TË GJITHA VENDET

Screenshot_7

“Bashkëpunimi rajonal esencial”


Në takimin e dytë të tre liderëve, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për “Mini Schengenin Ballkanik” që u mbajt në Ohër nuk ishte asnjë përfaqësues nga Kosova. Madje Prishtina zyrtare kritikoi edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama se po tenton të krijojë një “Jugosllavi të vogël”. Lidhur me këtë, në një prononcim për Gazetën Express të Prishtinës, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciq, ka kritikuar tre liderët, se duhet të përfshihen edhe vendet e tjera të rajonit.

“Është e rëndësishme që nisma rajonale të përfshijnë të gjitha partnerët në Ballkanin Perëndimor, dhe të jenë në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian, duke u bazuar gjithmonë në angazhimet e marra më herët.” –vlerëson Maja Kocijançiq, Zëdhënse e BE-së.

Më tej ajo ka theksuar se bashkëpunimi rajonal është një element esencial për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në fund zëdhënësja e BE-së thotë se mirëpresin faktin se në përfundimet e Samitit, ku thuhet se masat që do të dalin nga kjo nismë rajonale nuk do të zëvendësojnë asnjë nismë tjetër dhe do të respektojnë të gjitha angazhimet e marra nga marrëveshjet ekzistuese siç është marrëveshja e CEFTA-s dhe marrëveshjet tjera. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia