close
Top LajmeVendi

KODEKSI: PARTITË ZOTOHEN PËR ZGJEDHJE DEMOKRATIKE DHE TË NDERSHME

r4xmfor7aouhdjcu9ifl

DASHTEVSKI: ZGJEDHJET DUHET TË JENË TRANSPARENTE DHE TË PËRGJEGJSHME


Nuk duhet të ketë gjuhë të urrejtjes dhe duhet të shmangen të gjitha llojet e diskriminimit. Kjo ishte porosia që u dërgua sot gjatë aktit të nënshkrimit të Kodeksit për zgjedhje të drejta dhe demokratike, të organizuar nga NDI. Me këtë akt, përfaqësuesit e autorizuar të të gjitha partive politike gjegjësisht bartësit e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale në nivel qendror, me vendosjen e nënshkrimit të tyre marrin përgjegjësi për mbështetje dhe promovim aktiv të Kodeksit, sipas të cilit do të duhet t’i respektojnë parimet e demokracisë. Risia në kodeksin e këtij viti është artikulli që ka të bëjë me diskriminimin mbi baza gjinore.

ALEKSANDAR DASHTEVSKI, KRYETAR I KSHZ-së

“Votuesit duhet të jenë të lirë dhe të besojnë se mundet lirshëm të zbatojë zgjedhje të lira, pa frikësime, ryshfet, ndikim të palejuar apo frikë nga hakmarrja për votën e tyre…Zgjedhjet duhet të jenë transparente dhe të përgjegjshme, duhet të jenë mundsi për garë të drejtë të pjesmarrësve. Votimi duhet të jetë I fshehtë, I bazuar në të drejtën e barabartë për votë. Të ketë mundësi për realizimin e kësaj të drejte, pa diskriminim. Garuesve politikë duhet që në mënyrë të drejtë të ju jepet shansi që të arrijnë tek qytetarët dhe ta fitojnë mbështetjen e tyre. “

Numri një i KSHZ-së theksoi gjithashtu se në kushte të një pandemie globale, përgjegjësia e të gjithë pjesmarrësve në zgjedhje është një obligim I dyfishtë, që të mund të përfundojë procesi zgjedhorë me sukses.

Në zgjedhjet e 17 tetorit do të votohet për 80 kryetarë komunash dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit. Nesër mbyllet lista zgjedhore me të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur derisa ka zgjatur shqyrtimi publik nga ana e qytetarëve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia