close
Vendi

KODI ZGJEDHOR: NDRYSHIMET – PAS KTHIMIT TË DEPUTETËVE NGA PUSHIMI

B6463B76-AC54-4C02-9557-690F8BAA9CBF

ZAEV: PROPOZIMI PËR LISTA TË HAPURA, ME SIGURI DO TË PROLONGOHET


Menjëherë pas kthimit të deputetëve nga pushimi, pritet që të votohen ndryshimet dhe plotësimet në kodin zgjedhor. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke nënvizuar se me këto ndryshime mes tjerash pritet ulja e pragut të listave të kandidatëve në 1 përqind, gjegjësisht heqja e tërësishme e tij.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Grupet parlamentare bisedojnë dhe pothuajse janë marrë vesh se duhet ta pranojnë atë që e dëgjojnë nga qytetarët. Me siguri pragun do ta ulin në 1 përqind, unë I inkurajoj që sido që të vlerësojnë, siç është më së miri, siç rekomandon OSBE-ja, OSBE-ja rekomandon unifikim të tërësishëm të pragut ata nuk luajnë me numrin apo përqindjen e pragut. Por zëri I partive më të vogla politike ka rëndësi, prandaj duhet t’i dëgjojmë.  Kështu që presim që menjëherë pas datës 16, kur kuvendi do të vazhdojë të punojë të sillen ndryshimet dhe plotësimet në kodin zgjedhorë. Mes tjerash është edhe ulja e pragut të listave të kandidatëve në 1 përqind, ose të mos ekzistojë fare.”

Sa I përket listave të hapura Zaev tha se ky propozim qëndron brenda në propozim ndryshime, por për shkak se partitë e vogla nuk e pranojnë një gjë të tillë, pritet që përmes amendamenteve të intervenohet në atë pjesë, dhe propozimi për lista të hapura, të prolongohet për një periudhë të caktuar.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Propozimi në zgjidhjen ligjore siç ishte propozuar është I vendosur brenda, por partitë e vogla reagojnë, pasiqë vendosen në pozicion të padrejtë dhe të pabarabartë. Partitë e mëdha, LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, Aleanca e dëgjojnë atë dhe kanë mirëkuptim dhe me siguri përmes amendamentit do të intervenohet që listat e hapura të prolongohen për një periudhë të caktuar, derisa të kompletohet së bashku edhe modeli I zgjedhjeve parlamentare, për një njësi zgjedhore dhe të ngjajshme.”

Ai sqaroi se për partitë e vogla nuk paraqet problem fakti që qytetarët në mënyrë direkte do të mund të votojnë për këshilltarin që është më I pranueshëm për popullatën, por sipas tij, problem paraqet pragu prej 3 përqind që partive të vogla nuk do t’u mundësonte mbledhje të votave, gjë për të cilën, siç tha ai, insistojnë një pjesë e partive të mëdha. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia