close
Top LajmeVendi

KODRA E DIELLIT: KRYEMINISTRI TAKON SEKTORIN CIVIL

Kodra-e-Diellit-780×439

Kryeministri Zoran Zaev ka realizuar një takim me përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ku është biseduar, siç thuhet në një komunikatë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shfrytëzimin e rregullt të resurseve natyrore të Kodrës së Diellit dhe ku janë parashtruar propozime konkrete për tejkalimin e problemeve të deritashme dhe inicimin e aktiviteteve për menaxhim të qëndrueshëm dhe human.

Në këtë takim, përvec përfaqësuesve të Iniciativës qytetare, punëtorëve sportiv, ish-skiatorë dhe entuziastëve, kanë marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Zv/ministri i Ambientit Jetësor Jani Makraduli dhe Xhemail Jusufi, drejtuesi i ELEM-TURS-it, kompanisë simotër të ELEM-it, që menaxhon me qendrën turistike Kodra e Diellit. Siç thuhet në komunikatë, Kryeministri Zaev rreth iniciativës për marrjen e menaxhimit të qendrës së skijimit nga ELEM-i, si dhe ndalimin e miratimit të Planit urbanistik për fundjavë-lagjen në Kodrën e Diellit dhe përgatitjes për koncesionimin e qendrës rekreative të skijimit, ka njoftuar se në vazhdë e sipër është përpunimi i studimit të fizibilitetit, që do të jep përgjigje rreth çështjese se si në mënyrë të rregullt të shfrytëzohen kapacitetet e skijimit pa u cënuar bukuritë natyrore të Kodrës së Diellit.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë dhe t`i shqyrtojmë mundësitë për zbatimin e konceptit të partneritetit publiko-privat. Mbetemi të hapur për bashkëpunim me Iniciativat Qytetare që të intensifikojmë përpjekjet për përmirësimin e aktiviteteve të ndërmarra”

Nga iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” takimin me Kryeministrin e kanë cilësuar si konstruktiv, por janë shprehur të zhgenjyer për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komunës së Tetovës dhe përfaqësuesve të drejtorisë së përgjithshme të Shoqatës Aksionare Elem.

Iniciativa ‘Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit’ e përkrahur nga qytetarët dhe figura të njohura disa herë kanë protestuar për ringjalljen dhe zhvillimin ekonomik të Kodrës së Diellit. /Lulzime Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia