close
Vendi

KODRA E DIELLIT: MUNDËSIA PËR KONCESIONIMIN E QENDRËS TURISTIKE

popova-shapka-hotel

Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” ka bërë publike detaje rreth mbledhjes se inicuar nga Ministria e Ekonomise ne baze te vendimit te Qeverise se Maqedonise Veriut,  për procesin e ashtuquajtur,  “MUNDESIA PER KONCESIONIMIN E QENDRES TURISTIKE KODRA E DIELLIT”.

Komunikatën e kësaj iniciative po e publikojmë të plotë.

Ne kete seance ishin disa perfaqesues nga disa ministri, drejtori dhe sektori civil:

Ta shpetojme Kodren e Diellit: Hamdi Sulemani,

Drejtori gjeneral i ELEM TURS: Adem Avziu,

Drejtoria per ambient jetesor: Hisen Xhamaili,

Perfaqesues nga komuna e Tetoves :Drita Abdiu Halili,

Perfaqesues nga ministria e Bujqesise : Dritan Ramadani dhe Shauket Hazari,

Perfaqesues nga agjensioni per zhvillim te turizmit:Aleksandar Gjorgjievski,

Perfaqesues nga ministrija e ekonomise : Bekim Haxhiu, Xhevat Dalipi dhe Arlinda Kasapi.

Ne kete mbledhje ishin tre pikat kryesore te cilat I bashkebiseduam:

1.Analize e situates aktuale te qendres turistike Kodra e Diellit,

2.Plani urbanistik i vikend lagjes Kodra e Diellit,

3.Analize reth mundesive per udheheqje te re te qendres KODRA E DIELLIT.

Per pikat e lartepermendura, do tju japim disa detaje reth bashkebisedimit dhe konkluzionit perfundimtare.

PIKA 1 :

Drejtori Gjeneral i ELEM turs prezentoj gjendjen aktuale te qendres turistike Kodra e Diellit e cila eshte nene menaxhimin e ELEM TURS.

Informatat qe potencoi drejtori , disa nga ata treguan reflektimin negativ te kompanise te cilen ai menaxhon  gjithashtu me numra te sakte tregoj se kompanija te cilen menaxhon tani per tani eshte ne humbje prej 75.000.000 million denare , dhe i njejti reflektim vjen pasi qe ELEM TURS ka nen udheheqje disa resorte te ndryshme ne Maqedoni te cilat nuk jane aspak profitabile, dhe njikohesisht njera nder elementet kryesore per paraqitjen e asaj humbje eshte edhe MENZA E REK BITOLA – e cila eshte nen ombrellen e ELEM TURS.

Kjo eshte nje nder elementet kryesore per mos zhvillimin, apo planifikimin e investimeve te reje dhe njikohesisht element kryesore per bllokimin e cdo procesi per nji rimekembje te qendres turistike KODRA E DIELLIT.

Gjithashtu u prezentuan edhe shume keqperdorime ne resortin turistik, dhe me ardhjen e tij ne funksion demantoi se disa nga keqperdoruesit po i lufton dhe per te njejtet egzistojne edhe sanksione ligjore.

PIKA 2 :

Perfaqesuesja nga komuna e Tetoves , prezentoj dhe tregoj se plani urbanistik eshte ne perpilim e siper , dhe se i njejti do tentoj te tejkaloje te gjitha procedurat perkatese sipas ligjit per planifikim hapsinor.

Njikohesisht ketu ne kete pjese ne si inicijative reaguam ne menyre konstruktive , qe komuna e Tetoves deri sa ka humbur kohe dhe nuk ka bere levizje adekuate kualitative me planin Detal Urbanistik, te cilin fatkeqesisht e perpilon vetem per vikend lagjen dhe jo per tere resortin turistik, ne kerkuam qe ne menyre sa me te zhdervjellte dhe ne komunikim me te gjitha institucionet perkatese te perpilohet plan i detajuar, me nji trajtim me bashkekohore, dhe planifikimet e reja ti parashohin ne baze te normativave per projektim ne vende me lartesi mbidetare dhe me kushte specifike klimatike.

PLANI DETAL urbanistik duhet te perpilohet ne perpuethshmeri me kapacitetin turistik qe ofron resorti turistik Kodra e Diellit.

NGULFATJA dhe bllokimi i qendres turistike behet pasi qe nuk kemi edhe parkingje Adekuate, dhe ne kete pike u bisedua qe ne menyre me te pershpejtuar te filloje edhe planifikimi i nje TELEFERIKU te rri nga TETOVA deri ne KODREN E DIELLIT.

Per te pas nji qender turistike ekologjike me ZERO emision te djegjeve te karburanteve, e pa shmangshme eshte ndertimi i TELEFERIKUT TETOVE KODRA E DIELLIT.

UNANIMISHT nga te gjithe perfqesuesit u kerkua qe komuna e Tetoves ne ankandet publike dhe ne angazhimin e kompanive per pastrimin dhe mirembajtjen e rrugeve te veproj me maqineri adekuate per largimin e bores edhe ate te veproj sipas kushteve dhe infrastrukture qe gjendet ne vend, maqineri mobile, praktike te cilat do bejne punen kualitative ne vend.

PIKA 3.

Analize reth mundesive per udheheqje te re te qendres KODRA E DIELLIT.

Ne baze te bashkebisedimeve dhe vleresimeve nga te gjitha palet, gjithashtu edhe nga fizibiliti studimi per arsyeshmeri ekonomike thote qe udheheqja tradiciononale apo udheheqja e deritanishme eshte nje deshtim dhe keqmenaxhim , proces me te cilin nuk mund te parashihet zhvillim i qendres turistike KODRA E DIELLIT por edhe i qendrave tjera ne vend.

Nga grupi punues u vendos qe nga Qeverija e RMV te kerkohet qe resorti turistik KODRA E DIELLIT te ndahet nga ELEM TURS , dhe te jete nen ombrellen e qeverise se vendit.

Njikohesisht pase kesaj procedure te nderlikuar te rifillohet menjihere me planifikimin konkret per te formuar PARTNERITETIN PUBLIKO PRIVAT ku qendra turistike KODRA E DIELLIT do i ofrohet sektorit privat, kompanive te ndryshme boterore per te investruar ne te dhe te zbarkoje nji e neserme me e ndritshme per kete qender.

Ne mbledhjen e pare ne si inicijative ishim konstruktiv , pasi qe plotesohet edhe kerkesa baze e Inicijatives, kerkese te cilen e kishim edhe para ZOTIMIT te partive politike ne vend te cilet e nenshkruajten para zgjedhjeve te fundit parlamentare te vitit 2020.

Kerkojme qe organet kompetente te respektojne rregullat e komunikimit ndermjet gjithe perfaqsueseve ne kete grup pune,

kerkojme qe te respektohen afatet kohore dhe ne do te jemi ketu cdo here per te rikujtuar se nuk kemi haruar qe proceduarat  byrokratike duhet perfunduar edhe ate ne afat shume te shkurte kohor.

Keshilli organizativ i Iniciativës

“Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia