close
Vendi

KODRA E DIELLIT: RESHJET E BORËS SHKAKTOJNË PROBLEME

Screenshot_4

POLICIA EVAKUON NJË FAMILJE NGA KODRA E DIELLIT


 Përkundër parashikimeve të sinoptikanëve për rreshje të reja të borës nëpër qendrat turistike, autoritetet shtetërore bora sërish I gjeti të papërgatitur. Lëvizja e banorëve të lagjes Kodra e Diellit thuajse ishte e pamundur, sepse bora veçmë kishte zënë hyrje daljet e uikend-shtëpizave dhe veturat të pronarëve. Në një rast ka asistuar policia e Tetovës për tu dalë në ndihmë një familje tre anëtarëshe.

Si pasojë e rreshjeve të fundit të borës që gjatë mbrëmjes kanë rënë në Kodrën e Diellit ka vështirësuar qarkullimin e vizitorëve, turistëve, në këtë qendër. Në një rast është dashur intervenimi nga ana e policisë së Tetovës ku një nënë me dy fëmijë ka mbetur e ngujuar tek një uikendshtëpizë.

FATMIR REXHEPI – SPB TETOVË

“Gjatë ditës së djeshme pas raportimeve të marra nga B.A. (35) nga Shkupi rreth orës 12:40 Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka intervenuar në një shtëpizë në Kodrën e Diellit. Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, është bllokuar hyrja në shtëpizën e tij në Kodrën e Diellit, ku gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur Menjëherë pas raportit, oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë së Kodrës së Diellit janë drejtuar për në shtëpizën e raportuar për të evakuuar personat e ngujuar dhe ndërkohë, në koordinim me vetëqeverisjen lokale, janë përdorur edhe mekanizimat e nevojshme për të pastruar rrugën, pas së cilës personat e evakuuar”.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se uikend-shtëpiza ku kishin intervenuar ka qenë pa energji elektrike ndërsa tre personave u kishin mbaruar rezervat ushimore.  Ndërkohë Hashim Hasani pronar I hotelit në këtë qendër turistike shprehet se gati cdo vit me vetë iniciativë e pastron rrugën që shpie deri në hotelin e tij dhe se autoritetet duhet të intervenojnë në kohë.

HASHIM HASANI – GASTRONOM 

“Borë ka rënë tërë natën. Ka vonesa në intervenime edh epse këtë pjesën tonë ne gjithmonë në kohë e kemi pastruar deri poshtë te parkingu regullisht. Intervenime ka pasur me vonesë, por deri tash mendoj kanë arritur deri diku”.

Megjithatë sic thotë rreshjet e reja do sjellin më shumë turist, e sidomos gjatë fundjavës.

HASHIM HASANI – GASTRONOM

“ Për ne është shumë mirë, kemi kërkesa shumë. Mysafirët edhe ashtu I kemi mysair vendor, cdo vikend jemi të mbushur nuk kemi vende, besoj edhe shkurtin do ta kemi plot me mysafir”.

Së këndejmi Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” ka vendosur ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit, si dhe ka rekomanduar përdorim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në makinat e lehta dhe autobusëve në këtë drejtim rrugor. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia